989 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

RREGULLORJA PËR BASHKËPUNIM INSTITUCINAL DËRGOHET PËR MIRATIM NË KPK

Prishtinë, 20 prill 2016 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), mbajti takimin e radhës punues, për hartimin e Rregullores për Bashkëpunim Institucional.

Në këtë takim të udhëhequr nga kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Bahri Hyseni, përveç anëtarëve të komisionit, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit nga Ambasada amerikane dhe EULEX-i.

Pjesëmarrësit e këtij takimi pasi shqyrtuan edhe një herë nen për nen draftin e Rregullores për Bashkëpunim Institucional dhe pas mendimeve që dhanë, u pajtuan që Draft-rregullorja të procedohet në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Draft-rregullorja për Bashkëpunim Institucional, e cila përcakton detyrimin e Prokurorit të Shtetit në njoftimin e institucioneve publike kur ndaj punonjësve të tyre ka filluar procedura penale, pritet që në mbledhjen e radhës të Këshillit Prokurorial të Kosovës të jetë si pikë e rendit të ditës, ku anëtaret e KPK-së do ta diskutojnë dhe do të marrin vendim për miratimin apo jo të saj.