979 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 31 mars 2016 – Është mbajtur takimi i njëqindekatërmbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial, kanë shqyrtuar dhe aprovuar Rregulloren për transferim dhe avancim të prokurorëve të Shtetit. Kjo rregullore zbatohet për Prokurorin e Shtetit, përfshirë të gjitha nivelet, në pajtim me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.  Qëllimi i kësaj rregullore është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për transferim dhe avancim të prokurorëve të Shtetit.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial gjatë takimit të sotshëm caktuan për ushtrues detyre të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, prokurorin, Ali Selimi.

Ndërkaq, gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit, formuan grupin punues me gjashtë anëtarë dhe grupin e ekspertëve me katër anëtarë, për projektin TIK/SMIL.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë refuzuan kërkesën e avokatit Ethem Rogova, për përjashtimin e të gjithë prokurorëve dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan si dhe Kryeprokurorit të Shtetit.

Vlen të theksohet se anëtarët e Këshillit Prokurorial aprovuan raportin e Komisionit për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të nominuar nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Nga katër (4) kandidaturat e paraqitura, komisioni ka gjetur  se kandidatët, Shemsi Jashari, Ilir Dukolli dhe Naim Krasniqi i plotësojnë kriteret e parapara në konkurs, ndërsa kandidati Hajrullah Mustafa, në bazë të dokumentacionit që ka paraqitur në Këshill, nuk i plotëson kriteret e parapara me konkurs.