977 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KRYESUESI ISUFAJ KA TAKUAR NJËDELEGACION TË INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË SË TURQISË

Prishtinë, 29 mars 2016 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të institucioneve të sistemit të drejtësisë së Turqisë, të kryesuar nga zëvendës-nënsekretar i Ministrisë së Drejtësisë, Basri Bagci.

Në këtë takim, kryesuesi Isufaj pasi ka falënderuar delegacionin nga Turqia për ndihmën e vazhdueshme që vendi i tyre po jep për sistemin prokurorial të Kosovës, ka prezantuar kompetencat që ka Këshilli Prokurorial i Kosovës në kuadër të sistemit prokurorial dhe për strukturimet e bëra në Këshill, në bazë të plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Isufaj, po ashtu, i është përgjigjur interesimit të delegacionit turk për formën e zgjedhjes së anëtarëve dhe për funksionimin e trupave që veprojnë brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në anën tjetër, zëvendës-nënsekretar i Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, Bastri Bagci, pasi ka vlerësuar bashkëpunimin e deri tashëm të sistemeve të drejtësisë të dy vendeve, ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të drejtësisë së Turqisë, për të vazhduar ndihmën dhe mbështetjen për sistemin prokurorial të Kosovës edhe në të ardhmen.