969 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

PENSIONOHET PROKURORI SUAD KURAJA

Prishtinë, 25 mars 2016 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka organizuar takim përshëndetës për prokurorin Suad Kuraja, i cili ka arritur moshën e pensionimit dhe me këtë rast ka përfunduar edhe mandatin si Prokurorë.

Në këtë takim, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka vlerësuar kontributin e tashmë ish-prokurorit Suad Kuraja, dhënë në sistemin prokurorial në përgjithësi dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në veçanti.

Për punën e bërë në sistemin prokurorial të Kosovës, ish-prokurori Kuraja është vlerësuar edhe nga Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, e cila në emër të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi, ka falënderuar ish-prokurorin Kuraja për kontributin e dhënë si Prokurorë i Shtetit.

Ndërkaq, prokurori i pensionuar, Suad Kuraja, ka falënderuar të gjithë punonjësit e sistemit prokurorial për mbështetje dhe bashkëpunim që ka pasur me ta gjatë periudhës së punës në sistemin prokurorial.

Ish-prokurori Kuraja gjatë punës së tij në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës ka bartur funksionet të ndryshme, ndërsa përfundimi i mandatit e ka gjetur si Prokurorë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.