946 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KRYESUESI ISUFAJ KA TAKUAR MINISTRIN KUI DHE KRYETARIN E GJYKATËS SUPREME HASANI

Prishtinë, 02 mars 2016 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim të përbashkët Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

Gjatë takimit, ministri Kuçi pasi ka uruar prokurorin Isufaj për zgjedhjen në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka thënë së Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë angazhimin e saj që sistemi prokurorial në Kosovë të ketë infrastrukturë ligjore sa më funksionale.

Edhe kryetari i Gjykatës Supreme Hasani uroi prokurorin Isufaj për pozitën e re, ndërsa premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucionit që ai udhëheq dhe sistemit prokurorial, me qëllim të luftimit te të gjitha dukurive negative me të cilat po ballafaqohet shoqëria kosovare.

Në anën tjetër, kryesuesi Isufaj ka vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, në fushën e hartimit të akteve ligjore për sistemin prokurorial dhe në fushat tjera të parapara me ligj, si dhe bashkëpunimin me Gjykatën Supreme, në luftë e përbashkët kundër korrupsionit dhe formave tjera të krimit të organizuar.

Në këtë takim i pranishëm ishte dhe u.d. i kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Derguti.