Prishtinë, 19 shkurt 2016 – Me rastin e përfundimit të misionit të tij në cilësinë e ekspertit të “Projektit të BE-së për mbështetje të Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor të Kosovës”, Z. Michael Cunniff, sot është pritur në takim falënderues nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj.
Me këtë rast, kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, duke folur për impaktin që “Projekti i BE-së për mbështetje të Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor të Kosovës”, ka pasur për KPK-në, ka vlerësuar edhe punën e ekspertit Cunniff, të bërë brenda këtij projekti.
Po ashtu, kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në kuadër të projektit, për KPK-në, ka ndarë mirënjohje falënderimi për Z. Michael Cunniff