929 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

MBAHET TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 12 shkurt 2016 – Është mbajtur takimi i njëqindedymbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), takim ky i pari i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi anëtaret e KPK-së kanë miratuar Planin Strategjikë 2016-2018, ndërsa kanë bërë edhe plotësim-ndryshimet e komisioneve të KPK-së, atij për Çështje Normative, i cili do të kryesohet nga Bahri Hyseni, si dhe anëtaret Deshirë Hysaj dhe Besim Kelmendi, për Buxhet, Financa e Personel, të kryesuar nga Zejnullah Gashi, Radica Milic dhe Haki Geci anëtarë. Po ashtu u bë ndryshimi i Komisionit për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të nominuar nga shoqëria civile, i cili do të kryesohet nga Arben Ismajli, ndërsa anëtarë Sevdije Morina dhe Valdrin Krasniqi.

KPK-ja ka caktuar zëvendësanëtarët e Komisionit Disiplinorë, ku si zëvendëskryetar i këtij komisioni u zgjodh Haxhi Sinanaj, si dhe zëvendësanëtarë u zgjodhën Lulzim Sylejmani dhe Xhevdet Bislimi.

Po sot u themelua Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, komision i cili do të udhëhiqet nga Idain Ismailji, si dhe anëtarët Ikramije Bojaxhiu dhe Lulzim Sulejmani.

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për 22 prokurorë të ri për të gjitha prokuroritë Themelore.

Anëtarët e KPK-së kanë miratuar dy rregullore të Zyrës së Prokurorit Disiplinorë, rregullore të cilat do përcaktojnë funksionimin e brendshëm të kësaj zyre.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar kërkesën e Sindikatës së Judikaturës për vazhdimin e pagesës së shtesës për një pjesë të stafit të sistemit prokurorial.

Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Lavdim Krasniqin, Drejtor të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.