915 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KRYESUESI I KPK-SË BLERIM ISUFAJ U TAKUA ME SHEFIN E SEKTORIT PËR FUQIZIM NË EULEX, PETER BACH

Prishtinë, 1 shkurt 2016 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim njoftues shefin e Sektorit për Fuqizim në EULEX, Peter Bach me bashkëpunëtorë.

Bashkëpunimi i deritashëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës me EULEX-in, mundësia e thellimit të këtij bashkëpunimi dhe aktivitetet e përbashkëta që do të zhvillohen në të ardhmen, ishin tema të takimit të kryesuesit Isufaj me përfaqësuesin e EULEX-it.

Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj duke vlerësuar bashkëpunimin e deri tanishëm të EULEX-it me KPK-në, tha se në të ardhmen do të punohet që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më tepër. Ai tha se përfaqësuesit e EULEX-it kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të madh në aktivitetet e KPK-së, ku veçoi kontributin e tyre të vazhdueshëm në hartimin e akteve normative për sistemin prokurorial.

Shefi i Sektorit për Fuqizim në EULEX, Peter Bach, pasi ka uruar Kryesuesin Isufi për pozitën e re, tha se deri më tani të dy institucionet kanë pasur bashkëpunim të mirë, duke shtuar së mbështetja për tërë sistemin prokurorial do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan së qëllimi i bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe EULEX-it, është për një sistem prokurorial sa më funksional dhe efikas.