870 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 08 tetor 2015 - Është mbajtur takimi i njëqindegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës njëherësh edhe kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Komisionit për Akte Normative, Bahri Hyseni, ka raportuar para anëtarëve të Këshillit Prokurorial lidhur me hartimin e rregulloreve të reja. Hyseni, theksoi se anëtarët e Komisionit, janë duke hartuar nëntëmbëdhjetë (19) rregullore, ndërsa janë nda në tri (3) grupe punuese për hartimin e këtyre rregulloreve. Po ashtu, kryetari i këtij komisioni, theksoi se i është kushtuar rendësi veçantë rregulloreve të cilat janë me më prioritet. Po sot, anëtarët e KPK-së, kanë aprovuar kërkesën e EULEX-it, për emërim të prokurores Damare Theriot, si prokurore në këtë mision.

Si pikë tjetër e rendit të ditës ishte raportimi i koordinatores nacionale në luftimin e Korrupsionit, Laura Pula. Anëtarët e KPK-së, vlerësuan se plani i veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në Luftimin e Korrupsionit, nuk ka pasur sukses, si dhe krititkuan koordinatoren se nuk ka sjellë ndonjë raport konkret, përpos statistikave të njëjta në vazhdimësi. Andaj, anëtarët e KPK-së, theksuan se duhet të merren masa dhe të shikohet se çka duhet të ndryshohet në këtë plan veprimi.

Anëtarët e KPK-së, gjatë takimit të sotshëm caktuan Drejtorin e Njësitit të Performancës së prokurorive dhe prokurorëve, Lavdim Krasniqin, përfaqësues të KPK-së, për përfaqësim në rastet gjyqësore. Po ashtu, anëtarët e KPK-së, u pajtuan që të bëhet ndryshim-përmirësimi i vendimit KPK/Nr.244/2015.Anëtarët u pajtuan që të themelohet grupi punues, për hartimin e strategjive të planit të veprimit për rritjen e efikasitetit, të sistemit prokurorial për luftimin e korrupsionit, krimeve ekonomike dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Si pikë e fundit e rendit të ditës ishte Mandati i Drejtorit të Sekretariatit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Shkelzen Maliqi.

Kryetari i komisionit për përgatitjen e opinionit ligjor për mandatin e drejtorit të sekretariatit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, prezantoi të gjeturat e komisionit dhe rekomandimet e këtij komisioni për Këshillin Prokurorial. Rekomandimi i parë ishte KPK duhet të merr vendim për shpalljen e konkursit për këtë pozitë ose rekomandimi 2, KPK të formoj një komision për vlerësimin e performancës dhe pastaj në bazë të rekomandimit nga ai komision të vendos për vazhdimin apo mos vazhdimin e kontratës së drejtorit të Sekretariatit. Anëtarët e KPK-së, me pesë (5) vota për vendosën që në afat prej 5 ditëve të hapet konkursi për pozitën e Drejtorit të Sekretariatit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

 Po ashtu, anëtarët e KPK-së caktuan edhe anëtarët e komisionit vlerësues për përzgjedhjen e Drejtorit të Sekretariatit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në përbërje të: Aleksandër Lumezi, kryetar i KPK-së, kryesues i komisionit, Idain Ismailji, anëtar nga KPK-ja, , Lulzim Sulejmani, anëtar nga radhët e prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,, Florent Mucaj, anëtar jo prokurorë nga KPK-ja dhe Teki Bokshi, anëtar jo prokurorë nga KPK-ja.