862 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KGJK-JA DO TA PËRKRAH KPK-NË NË LUFTIMIN E VEPRAVE PENALE KARAKTERISTIKE ME THEKS TË VECANTË TË VEPRËS PENALE SHMANGIE NGA TATIMI

Prishtinë, 19 maj 2015 – Është mbajtur takimi i përbashkët në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i udhëhequr nga Kryetari i Këshillit Prokurorial, njëherë kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me shqyrtimin e planit mbi pagesën e tatimeve nga organizatat e ndryshme dhe qytetarët, duke përfshirë edhe bizneset. Qëllimi i këtij plani është që Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, NJIF-i dhe ATK-ja, të punojnë së bashku në hetimin e të dyshuarve për mos pagesë ta tatimeve. Këto institucione do të punojnë së bashku me qëllim të ndjekjes penale të suksesshme.

Gjatë këtij takimi u morë vendim që Këshilli Gjyqësor do ta përkrah Këshillin Prokurorial të Kosovës, në luftimin e veprave karakteristike penale me theks të veçantë të veprës penale shmangie nga tatimi, dhe në këtë drejtim do t’i japin prioritet shqyrtimit të lëndëve që kanë të bëjnë me këto vepra penale.