438 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

MBAHET TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 24 DHJETOR 2014

Prishtinë, 24 dhjetor 2014 - Është mbajtur takimi i tetëdhjetekatërt i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh ushtrues detyre i Kryetarit të Këshillit, Sylë Hoxha.

Gjatë këtij takimi Këshilli Prokurorial i Kosovës, shqyrtoi dhe aprovoi planin e punës së KPK-së për vitin 2015.

Po ashtu, KPK shqyrtoi kërkesën e Koordinatorit Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik për delegim të stafit në zyrën e tij. Por, KPK sugjeroi që kërkesa e Koordintorit para se të bihet për shqyrtim dhe miratim në Këshill, të shqyrtohet nga Komisioni për Akte Normative dhe më pas të vendoset se a do të pranohet apo jo.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial u njoftuan se gjatë janarit të vitit 2015 do të mbahet Konferenca vjetore e prokurorëve të Kosovës.

Gjithashtu, KPK miratoi propozimin për shkarkim të prokurorit, Zejnel Kodra, për shkak të pensionimit.

Po sot, Këshilli Prokurorial caktoi Besim Kusarin dhe Lindita Mehmeti sekretarë për Komisionin Disiplinor dhe Komisionin për Vlerësimin e Pereformancës së Prokurorëve.

Këshilli Prokurorial, shqyrtoi dhe aprovoi raportin e Prokurorisë së Apelit lidhur me zbatimin e planit të veprimit për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit.

Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe kërkesa për miratimin e emërimit të prokurorit të EULEX-it Paskal Kaell, e cila u aprovua nga Këshilli Prokurorial.

Ndërkaq, Këshilli nuk e aprovoi kërkesën e menaxherit të Zyrës për Trajnime të Sylejman Sopës.

Po ashtu, gjatë takimit të sotshëm u bë themelimi i panelit  të KPK-së për shqyrtimin preliminar për pozitën e kryeprokurorit të shtetit, si dhe themelimi i Komisionit për Ri-konsiderim për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Këshilli Prokurorial bëri plotësim - ndryshimin e Komisionit për Ri-konsiderim për konkursin për prokurorë në prokuroritë Themelore të Kosovës.

Vlen të theksohet se gjatë takimit të sotshëm të KPK-së u aprovua raporti i NJSHPP-së, lidhur me zbatimin e planit të punës për vitin 2014, si dhe planit të Punës  për vitin 2015.

KPK, aprovoi kërkesën e prokurorit Agron Uka, për lejimin e ligjërimit në një universitet privat.