437 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

SHPALLËT KONKURSI PËR KRYEPROKURORË TË SHTETIT

Prishtinë, 03 dhjetor 2014 – Këshilli Prokurorial i Kosovës në bazë të nenit 109 dhe 110 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Rregullores për procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit, Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës të datës 26 nëntor 2014, sot ka shpallë konkursin e brendshëm për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Shpalljes se konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit i ka paraprirë plotësim-ndryshimi i Rregullores për procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit. Afati i konkursit të brendshëm për Kryeprokurorë të Shtetit do zgjasë 15 ditë. Konkurs të brendshëm për Kryeprokuror të Shtetit (kliko) Formulari për aplikim për poziten e Kryeprokurorit të Shtetit (kliko)