2950 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Punëtori për hartimin e Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve

Prishtinë, 12 mars 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka organizuar punëtori për hartimin e Rregullores për Vlerësimin e Performancës së prokurorëve, ku po marrin pjesë anëtarët e KPK-së, anëtarët e grupit punues për hartimin e kësaj rregulloreje, përfaqësues të Ambasadës Amerikanë dhe asaj Britanike në Kosovë.

Në hapje të kësaj punëtorie, kryesuesi Hyseni ka folur për nevojën e hartimit dhe për rëndësinë që do ta ketë kjo rregullore për sistemin prokurorial në avancimin e procesit të vlerësimit të performacës së prokurorëve.

Me tej pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë vazhduar punën me diskutime për strukturën dhe përmbajtjen e draftit të kësaj rregulloreje.

Kjo punëtori pritet të përfundojë me finalizimin e draftit të rregullores së lartcekur, ku edhe do të procedohet për miratim në Komisionin Çështje Normative.