2944 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Takim i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 06 mars 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Prokurorja Radica Milic, ka mbajtur takimin e radhës.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i raportit të detajuar të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive për ngarkesën me lëndë të prokurorive dhe prokurorëve të departamenteve për krime të rëndë në kuadër të prokurorive themelore.

Komisioni vlerësoi analizën të cilën e përmban raporti dhe u pajtua që i njëjti përveç analizës për vitin 2019, të plotësohet edhe me ndryshimet e fundit rreth avancimeve dhe transferimeve të prokurorëve, si dhe trendin e pranimit të lëndëve për vitin 2020, në bazë të të cilave do të përgatiten rekomandimet për Këshillin Prokurorial të Kosovës.