2942 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Prezantohet Draftrregullorja për organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 5 mars 2020 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, ka organizuar prezantimin e Draftrregullores për organizimin dhe veprimtarinë e KPK-së para përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

Kryesuesi i Komisionit, Gashi, ka falënderuar Grupin punues dhe përfaqësuesit e pranishëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për kontributin e tyre në draftimin e kësaj rregulloreje, e cila është e rëndësisë së veçantë dhe synon lehtësimin e punës dhe funksionimin sa më praktik të Këshillit Prokurorial.

Rrjedhimisht në takim janë diskutuar disa nene të kësaj rregulloreje dhe komentet e bëra nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të cilat pas shqyrtimit nga anëtarët e Komisionit janë  inkorporuar në draftin e kësaj rregulloreje.