2929 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet trajnim për protokoll

Prishtinë, 27 shkurt 2020 – Zyrtarë të Sekretariatit dhe Njësitit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zyrtarë të prokurorive të vendit kanë marrë pjesë në një trajnim dyditor për protokoll dhe etiketë, të organizuar nga Akademia e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte marrja e njohurive për protokollin dhe etiketën, si nevojë për organizimin sa më të mirë të aktiviteteve të ndryshme në sistemin prokurorial, për të cilat kërkohen njohuritë për protokollin shtetëror.

Në këtë trajnim, të cilin e ka udhëhequr Drejtori i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e  Punëve të Jashtme, Orhan Hajrizi, janë trajtuar tema që do ta përcjellin sistemin prokurorial gjatë aktiviteteve të ndryshme.

Etiketa, pritja e delegacioneve, veshja zyrtare, komunikimi diplomatik dhe organizimi i evenimenteve, janë disa nga temat e trajtuara në këtë trajnim dyditor.