2881 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i Grupit punues për zhvillimin institucional të sistemit prokurorial

Prishtinë, 13 shkurt 2020 – Përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë zhvilluar takimet me përfaqësuesit britanikë të Projektit “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë” në kuadër të grupit punues për zhvillimin institucional të sistemit prokurorial.      

Gjatë këtij takimi, në të cilin morën pjesë Kryesuesja e Komisionit për Administrimin e Prokurorive, Radica Miliq, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë, Valon Jupa, është diskutuar për Planin e aktiviteteve të Grupit punues për vitin 2020.

Rrjedhimisht, gjatë takimit, Grupi punues ka planifikuar angazhimin e mëtejshëm për zhvillimin një plani sa më funksional, i cili do të ndikojë në avancimin e performansës së KPK-së dhe PSH-së.