2879 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Planifikohet zhvillimi i vizitave nëpër prokurori

Prishtinë, 12 shkurt 2020 – Kryesuesja e Komisionit për Administrimin e Prokurorive, Radica Miliq, ka mbajtur takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial  të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa.

Në këtë takim, i cili kishte karakter planifikues dhe organizativ, kryesuesja Miliq, së bashku me drejtorët Krasniqi dhe Jupa, kanë diskutuar për planifikimin e vizitave nëpër prokurori, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve lidhur me statistikat.

Po ashtu në takim është diskutuar edhe për procesin e punëve të realizuara për kalimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës në objektin e ri, objekt ky, i cili ofron kushte më të mira për punë.