2867 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i udhëheqësve të administratës së KPK-së dhe administratorëve të prokurorive

Prishtinë, 5 shkurt 2020 – Realizimi e planifikimit të avancuar të nevojave tremujore të prokurorive dhe njësive organizative të KPK-së, menaxhimi i pasurisë dhe ecuria e shkëmbimit të të dhënave në mes prokurorive dhe Policisë së Kosovës, ishin në fokus të takimit të sotëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa, udhëheqësve dhe zyrtarëve të administratës së KPK-së dhe administratorëve të prokurorive.

Në këtë kontekst janë diskutuar edhe tema të tjera, siç janë: raportimet statistikore, niveli i cilësisë së të dhënave të raportuara, harmonizimi i tyre dhe njësimi me ato manuale, si dhe shtimi i efektivitetit dhe efikasitetit të përgjithshëm të procesit të punës, përfshirë implementimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi, ka kërkuar nga administratorët që secila prokurori të hartojë draftin deri në fund të këtij muaji lidhur me nevojat për shërbime dhe të respektojë procedurat për zbatimin e nivelit të sigurisë së objekteve, sidomos përbrenda prokurorive të vendit.   

Ndërsa në fund të këtij takimi u prezantuan edhe të dhënat për realizmin e projektit për arkiva, përmbylljen e vlerësimeve të punës së nëpunësve dhe realizimin e përkthimeve në sistemin prokurorial të Kosovës.