2864 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Shqyrtohet rishikimi i Kërkesës buxhetore të KPK-së

Prishtinë, 5 shkurt 2020 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesja, Prokurorja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve të tij, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi dhe udhëheqësit e njësive përkatëse të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe rishikimi i Kërkesës buxhetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2020 dhe vlerësimet e hershme për  buxhetin e vitit 2021-2022.

Lidhur me rishikimin e Kërkesës buxhetore të KPK-së, pas diskutimeve të mbajtura në këtë takim, u vendos të bëhen harmonizimet brenda kategorive ekonomike dhe  projekteve kapitale, pa e tejkaluar kufirin buxhetor të miratuar  nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.