2855 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisionit për Administrimin e Prokurorive diskuton Planin e punës për vitin 2020

Prishtinë, 4 shkurt 2020 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e tij, Prokurorja Radica Milic, ka mbajtur takimin e parë në vitin 2020.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i zbatimit të Planit të Punës për vitin 2020, përcaktimi i aktiviteteve me prioritet për zbatim në muajin shkurt, si dhe çështje tjera të administrimit të prokurorive.

Anëtarët e Komisionit gjatë këtij takimi diskutuan edhe për vlerësimin e proceseve të punës në administratën e prokurorive, analizën për numrin e nevojshëm të prokurorëve, konsolidimin dhe zbatimin e punës përmes SMIL-it dhe hartimin e raportit vjetor të punës së Komisionit  për vitin 2019. 

Në përmbyllje të takimit, Komisioni vendosi që të vazhdojë realizimin e vizitave në prokurori me qëllim që të bëhet inspektimi i regjistrave, vlerësimi i gjendjes së lëndëve të vjetra, vlerësimi i furnizimeve, si dhe gjendja e ndërtesave në prokurori.