2850 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Vazhdon puna në hartimin e draftit të Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve

Prishtinë, 3 shkurt 2020 – Këshilli Prokurorial i Kosovës më qëllim të avancimit të procesit të vlerësimit të performancës së prokurorëve ka themeluar Grupin punues për hartimin e Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Grupi punues ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin ka punuar në finalizimin e draftit të rregullores së lartcekur, draft ky, të cilin pas draftimit do ta përcjellë për shqyrtim në Komisioni për Çështje Normative.

Kontribut të vazhdueshëm në hartimin e Rregullores përmes pjesëmarrjes aktive në takimet e grupit punues ka dhënë edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni.

Vlen të theksohet se miratimi i kësaj rregulloreje do të ndikojë në avancimin e proceseve dhe procedurave për vlerësimin e performancës së prokurorëve.