2835 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Prezantohen pamjet vizuale të sistemit elektronik për menaxhimin e lëndëve të ZMNV-së

Prishtinë, 31 janar 2020 – Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka organizuar punëtori dyditore për prezantimin vizual të sistemit elektronik të menaxhimit të lëndëve për Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave, e cila është mbështetur nga GIZ-i gjerman, punëtori kjo, të cilën e kanë kryesuar Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative, Nexhat Haziri dhe Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, Basri Kastrati.

Rrjedhimisht në kuadër të kësaj punëtorie janë prezantuar katër faza pune që do të zgjasin gjer në përfundim të këtij projekti, të cilat përfshijnë: definimin e kërkesave funksionale, pamjet vizuale të sistemit, zhvillimin e sistemit, zbatimin dhe trajnimin e stafit të ZMNV-së.

Gjithashtu, Grupi punues ka draftuar edhe Rregulloren për administrimin e punës së Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave, e cila do të shërbejë për mbrojtësit e viktimave dhe do të jetë në përputhje me sistemin elektronik, i cili do ta bëjë punën më të lehtë dhe më efikase gjatë menaxhimit të lëndëve për mbrojtjen e viktimave.