2829 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Prezantohet Plani i prokurimit për vitin 2020

Prishtinë, 24 janar 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur një takim me të gjithë udhëheqësit e njësive kërkuese të prokurimit, me ç’rast është bërë edhe prezantimi i Planit të punës së prokurimit për vitin 2020 për sistemin prokurorial të Kosovës.

Në fillim të këtij takimi, Drejtori Krasniqi, tha së formati i tillë i prezantimit të Planit të prokurimit ka për qëllim ngritjen e komunikimit në mes të Divizionit të Prokurimit dhe njësive kërkuese, ku si objektiv ka realizimin sa më të mirë të këtij plani.

Ndërsa, Udhëheqësja e Divizionit të Prokurimit në Sekretariatin e KPK-së, Flora Doda, tha se Plani i Prokurimit për vitin 2020 ka paraparë nevojat dhe kërkesat e sistemit prokurorial në përgjithësi. Ajo shtoi se në plan janë të caktuar edhe afatet kohore për secilën fazë tenderuese.

Plani i Punës së prokurimit për vitin 2020 i sistemit prokurorial të Kosovës ka bërë harmonizimin e nevojave të këtij sistemi me buxhetin e paraparë për këtë vit.