2827 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i njësive organizative të Sekretariatit të KPK-së

Prishtinë, 21 janar 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Lavdim Krasniqi, ka mbajtur një takim me disa nga udhëheqësit e njësive organizative, Auditorin e Brendshëm dhe zyrtarë të tjerë të Zyrës së tij.

Në këtë takim është diskutuar për të gjeturat e Auditorit të Brendshëm, me ç’rast janë shpalosur rekomandimet që kanë dalë nga raporti i fundit.

Rrjedhimisht gjatë diskutimeve u trajtuan këto të gjetura, disa prej të cilave janë zbatuar tërësisht, kurse në fokus ishin vetëm ato të cilat janë në proces të zbatimit.