2825 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 21 janar 2020 – Komisioni për Çështje Normative, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, ka diskutuar draftin e Rregullores për organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe listën me emërtimet e dokumenteve, lëndëve,  regjistrave dhe afatin e ruajtjes së tyre në sistemin prokurorial.

Në ketë kontekst, në takimin e sotëm është diskutuar caktimi dhe mënyra e rrjedhës së takimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial, inkorporimi dhe ristrukturimi i ndryshimeve sipas komenteve të anëtarëve të Komisionit dhe organizimi i dëgjimit publik për draftin e Rregullores për organizimin dhe veprimtarinë e KPK-së.

Rrjedhimisht, temë diskutimi ishte edhe dhe roli dhe rëndësia e listës me emërtimet e dokumenteve për KPK-në, me fokus të veçantë për arkivin e saj, pastaj rishqyrtimi i afateve dhe koordinimi i veprimeve me Ministrinë e Administratës Publike, e cila është duke e përgatitur një draftrregullore për këto çështje.