2815 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Prezantohen aktivitetet e realizuar të Grupit punues për zhvillim institucional

Prishtinë, 15 janar 2020 – Ecuria e realizimit të objektivave të parapara me fokus në aktivitetet e realizuara për implementimin e objektivit të fuqizimit të komunikimit të brendshëm dhe jashtëm ishte përmbajtja e takimit të tretë të mbajtur në mes të përfaqësuesve të sistemit prokurorial të Kosovës dhe atyre britanikë të projektit “Forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë”.

Në këtë takim, në të cilin morën pjesë Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi, Kryesuesja e Komisionit për Administrimin e Prokurorive, Radica Miliq, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, si dhe stafi tjetër menaxherial i Këshillit, është diskutuar për aktivitetet e realizuara lidhur me fuqizimin e komunikimit të brendshëm dhe jashtëm me qëllim të  koordinimit më të mirë të punëve dhe të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Në këtë takim u bisedua edhe për aktivitetet që do të realizohen në vazhdim, ku u caktuan punët që do të realizohen dhe afatet kohore të përfundimit të tyre.