2805 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Finalizohet Plani i punës së KPK-së për vitin 2020

Prishtinë, 8 janar 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka mbajtur takim me anëtarë të Këshillit, Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit dhe Drejtorin e Njësitit, si dhe me udhëheqës të njësive të tjera të administratës, ku ka diskutuar për finalizimin e Planit të punës së KPK-së për vitin 2020.

Kryesuesi Hyseni gjatë këtij takimi ka thënë së Plani i punës i KPK-së ka për qëllim ofrimin e drejtësisë në mënyrë efikase, efektive, transparente, llogaridhënëse dhe profesionale.

Në këtë takim janë diskutuar objektivat kryesore të Planit të punës të KPK-së për vitin 2020, siç janë: fuqizimi i kornizës nënligjore dhe strukturës organizative, ngritja profesionale e prokurorëve, fuqizimi i integritetit dhe avancimi i sistemit të vlerësimit të prokurorëve.

Po ashtu, është diskutuar për definimin e objektivave që lidhen me ngritjen e transparencës, ngritjen profesionale të stafit administrativ, ngritjen e bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare, avancimin e teknologjisë informative dhe disa objektivave të tjera, që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial të Kosovës.