2804 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve realizon në tërësi planin e punës të vitit 2019

Prishtinë, 31 dhjetor 2019 - Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve, ka mbajtur takimin e fundit për vitin 2019.

Në këtë takim, Komisioni në përbërje të anëtarëve, Prokurores Ikramije Bojaxhiu, kryesues dhe prokurorëve Bedrije Alshiqi e Lulzim Sylejmani, anëtar, si dhe të mbështetur nga Besim Kusari, Zyrtar për Vlerësim Profesional dhe Verifikim, kanë përfunduar procesin e fundit të vlerësimit të prokurorëve.

Me takimin e mbajtur sot, Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve, ka realizuar në tërësi vlerësimin performancën së 88 prokurorëve të Shtetit të paraparë për vitin 2019.