2786 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Dëgjim publik për Rregulloren për trajnimin dhe zhvillimin profesional të sistemit prokurorial

Prishtinë, 19 dhjetor 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi Zejnullah Gashi, ka organizuar dëgjim publik për prezantimin e Rregullores për trajnimin dhe zhvillimin profesional të sistemit prokurorial.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit për Çështje Normative, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të Sekretariatit të KPK-së, të BE-së dhe përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Grupi për Studime Juridike dhe Politike”.

Në vazhdën e këtij takimi janë diskutuar disa nene të kësaj rregulloreje, ndërsa përfaqësuesit e BE-së dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike kanë dhënë kontributin e tyre përmes komenteve.