2784 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Hyseni takon udhëheqësit e njësive të administratës së KPK-së

Prishtinë, 13 dhjetor 2019 -  Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni dhe kryesuesit e komisioneve të përhershme kanë mbajtur takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit, Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e performancës së Prokurorive dhe udhëheqësit e njësive të tjera.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për Raportin vjetor për vitin 2019 dhe Planin e Punës për vitin 2020 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe ngritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të komisioneve të përhershme të KPK-së me administratën.

Lidhur me Raportin vjetor 2019, Kryesuesi Hyseni ka kërkuar që të jetë sa me konkret, të përmbajë aktivitetet e realizuara, të arriturat dhe sfidat, me të cilat është ballafaquar KPK-ja gjatë këtij viti.

Ndërsa, për Planin e Punës për vitin 2020, Kryesuesi i KPK-së ka kërkuar bashkëpunim dhe koordinim në finalizimin e tij dhe shtoi që Plani final duhet të përmbajë objektivat dhe synimet e KPK-së të parapara për vitin 2020.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ngritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të komisioneve të përhershme të KPK-së me administratën, me qëllim të realizimit të obligimeve ligjore, objektivave dhe tejkalimit më të lehtë të ndonjë sfide eventuale.