2778 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Vlerësohet puna e Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Kosovës

Prishtinë, 4 dhjetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Kryesuesen e Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Kosovës, gjyqtaren Hidajete Gashi dhe Zëvendëskryesuesen e këtij forumi, Zëvendëskryeprokuroren e Shtetit, Sevdije Morina.

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e bashkëpunimit të Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve me Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Hyseni ka thënë me këtë rast se Forumi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka bërë dhe vazhdon të bëjë punë të mirë në fuqizimin e gruas në sistemin e drejtësisë, por, sipas tij, puna e këtij forumi ndikon pozitivisht edhe në fuqizimin e tërë sistemit të drejtësisë.

Në anën tjetër, gjyqtarja Gashi dhe Zëvendëskryeprokurorja Morina, pasi falënderuan Kryesuesin Hyseni për pritjen, thanë se forumi që ato përfaqësojnë realizon aktivitete të shumta në shumë fusha që ndërlidhen me sistemin e drejtësisë. Ato shtuan së aktivitetet që realizojnë kanë për qëllim fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në fund të këtij takimi, Kryesuesi Hyseni dhe përfaqësueset e Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve shprehen gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit, me qëllim, siç u tha, të fuqizimit në shumë segmente të sistemit të drejtësisë në Kosovë.