2767 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Zëvendëskryesuesi Ismajli: Është e papranueshme shtyrja e seancave gjyqësore pa arsye nga ana e prokurorëve

Prishtinë, 18 nëntor 2019 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, ka thënë se është e papranueshme shtyrja e seancave gjyqësore pa arsye nga prokurorët. Këto komente ai i bëri në një tryezë diskutimi, të cilën e ka organizuar Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Në këtë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit” janë publikuar dy raporte nga monitorimi i rasteve të korrupsionit dhe rasteve të tjera në fushën penale në sistemin prokurorial dhe gjyqësor.

Gjithashtu, Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokuroial të Kosovës, Arben Ismajli, ka diskutuar për çështjet që duhet të zbatohen nga të gjeturat e raporteve, duke shprehur angazhimin për shtimin e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit prokurorial.

Të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar që rastet e korrupsionit ende mbeten sfidë për sistemin e drejtësisë.