2762 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Koordinohen njësitë organizative, në fokus përgatitjet për hartimin e Planit të punës të KPK-së për vitin 2020

Prishtinë, 13 nëntor 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur një takim pune me udhëheqësit administrativë të njësive organizative të KPK-së.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për hartimin e kornizave dhe koncepteve tematike të Planit të punës për vitin 2020, i cili do të trajtohet në punëtorinë që do të mbahet më 14-15 nëntor, si dhe prezantimi i raporteve aktuale të punës dhe koordinimi i komunikimit e i bashkëpunimit në mes të njësive organizative.

Rrjedhimisht gjatë takimit të sotëm është diskutuar për proceset e punës, me fokus të veçantë në përgatitjet që po bëhen për hartimin e Planit të punës për vitin 2020 dhe për ecurinë e përgatitjes së përmbylljes së punëve deri në fund të këtij viti, përfshirë planifikimin e nevojave dhe zhvillimit të rregullt të veprimtarisë, që ndërlidhet me punët dhe nevojat e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit.

Në fund, drejtori Krasniqi ka kërkuar përkushtim dhe angazhim sistematik të udhëheqësve të njësive, në mënyrë që të përmbyllen me sukses edhe punët që janë në realizim e sipër për vitin 2019.