2739 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takim vlerësues për progresin e zbatimit të mandatit të EULEX-it

Prishtinë, 15 tetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, bashkë me anëtarët e KPK-së, Ikramije Bojaxhiu, Radica Miliq dhe Zejnullah Gashi, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, ka pritur në takim një delegacion të përbashkët të Drejtorisë për Qasje të Integruar, Siguri dhe Paqe, Planifikimit Civil dhe Aftësi të Sjelljes të BE-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte analizimi dhe vlerësimi i progresit të zbatimit të mandatit të EULEX-it në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare dhe qasjes se integruar të BE-së në Kosovë.

Me këtë rast, Kryesuesi Hyseni, ka njoftuar mysafirët nga Brukseli për kompetencat, punën dhe aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe ka paraqitur një përmbledhje të punëve, aktiviteteve dhe bashkëpunimit të deritashëm me EULEX-in.

Ndërsa, delegacioni nga Brukseli, ka thënë se janë këtu për të rishikuar progresin në sundimin e ligjit në funksion të Rishikimit Strategjik të Misionit të EULEX-it.

Palët e këtij takimi po ashtu kanë diskutuar për fazën e transferimit të lëndëve nga prokurorët e EULEX-it te prokurorët vendorë, duke përfshirë aktivitetet, sfidat dhe qëllimet e këtij transferimi.