2681 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet angazhimi i interpretëve dhe përkthyesve

Prishtinë, 28 gusht 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast është shqyrtuar Udhëzimi për përcaktimin dhe angazhimin e interpretëve dhe përkthyesve për sistemin prokurorial të Kosovës.

Lidhur me udhëzimin e lartcekur është diskutuar për kriteret dhe procedurat e angazhimit të interpretëve dhe përkthyesve, si dhe për mënyrat e kompensimit të tyre.

Po ashtu, u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë për harmonizimin e rregullave dhe procedurave për përcaktimin e interpretëve dhe përkthyesve.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për draftin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit.