2632 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

OSBE shpreh gatishmërinë për vazhdim të mbështetjes për sistemin prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 17 korrik 2019 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni,  ka pritur në takim shefin e Zyrës Ligjore në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Benjamin Reed.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbajtja e vazhdimësisë së komunikimit në mes të dy institucioneve, thëllimi i bashkëpunimit dhe mbështetja e OSBE-së për sistemin prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Hyseni pasi e ka falënderuar shefin e Zyrës Ligjore së OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme të institucionit që ai përfaqëson, ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët ndërinstitucional.

Shefin i Zyrës Ligjore në OSBE, Benjamin Reed, pas konsideratës së dhënë lidhur me bashkëpunimin e deritashëm me sistemin prokurorial të Kosovës, ka thënë se OSBE është e gatshme në mbështetje të mëtutjeshme për sistemin prokurorial të Kosovës, duke u mbështetur në planet e punës, objektivat dhe synimet që ky sistem ka për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Ai shtoi se kjo mbështetje mund të bëhet përmes organizimit të trajnimeve specifike, vizitave studimore, por edhe duke mbështetur Këshillin Prokurorial në hartimin e udhëzuesve praktik.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe sistemi prokurorial i Kosovës bashkëpunojnë përmes projekteve dhe memorandumeve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit, komunikimit dhe transparencës së sistemit prokurorial.