2619 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohen ndryshimet në draftin e Rregullores për emërimin e kryeprokurorëve

Prishtinë, 4 korrik 2019 – Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë është mbajtur punëtori për hartimin e Rregullores për emërimin e kryeprokurorëve.

Në këtë punëtori e cila është mbajtur në vazhdën e aktiviteteve paraprake për hartimin e rregullores së lartcekur kanë marrë pjesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryeprokuror, prokurorë, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Britanike, përfaqësues të projektit britanik “Fuqizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës” dhe të UNDP-së.

Hapja e kësaj punëtorie është bërë nga Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni dhe përfaqësuesja e Ambasadës amerikane, Lana Morton Owens, ndërsa Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi, ka paraqitur raportin mbi ndryshimet e draftrregullores për emërimin e kryeprokurorëve.

Me tej, gjatë punëtorisë është diskutuar për çështjet specifike të ngritura nga pjesëmarrësit rreth draftrregullores dhe janë adresuar sugjerimet dhe janë inkorporuar ndryshimet në draftrregullore.