2602 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Koordinohet transferimi i personelit të ish-ZPD-së në administratën e Këshillit Prokurorial

Prishtinë, 28 qershor 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur një takim informues me zyrtarët e ish-Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD).

Qëllimi i takimit ishte informimi për veprimet konkrete për zbatimin e procedurave të nevojshme për transferimin e zyrtarëve të ish-Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe informimi i tyre i drejtë për përgjegjësitë dhe detyrat që do të kenë, përgjegjësi këto, që burojnë nga Ligji për përgjegjësitë disiplinore të prokurorëve.

Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, njoftoi personelin e ish-ZPD-së për veprimet që janë zhvilluar me rastin e transferimit të tyre, si dhe për synimet ekipore që do t’i kenë në suaza të kompetencave dhe përgjegjësive të ndërsjella.

Personeli i ish-ZPD-së do të fillojë punën që nga 1 korriku 2019 në kuadër të administratës së sistemit prokurorial.