2568 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Vlerësohet projekti britanik për fuqizimin e sistemit prokurorial

Prishtinë, 18 qershor 2019 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit dhe ai i Njësitit për Vlerësimin e Performansës së Prokurorive, kanë pritur në takim ekspertët e projektit britanik “Fuqizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”, të kryesuar nga menaxheri i këtij projekti, Mark Dikson.

Në fillim të këtij takimi, Zëvendëskryesuesi Ismajli ka falënderuar përfaqësuesit e projektit për ndihmën që janë duke i dhënë sistemit prokurorial të Kosovës, ndërsa ka vlerësuar punën që është duke u bërë përmes projektit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e projektit britanik, kanë thënë se bashkëpunimi me KPK-në ka për qëllim rritjen e integritetit të sistemit prokurorial  të Kosovës dhe përmirësimin e efikasitetit dhe besimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Temë e këtij takimi ishte korniza, me anë të së cilës mund të ecet tutje në përmbushjen e aktiviteteve që do të ndërmerren në lidhje me reformat.

Po ashtu u bisedua edhe për formimin e një Grupi punues, i cili do të drejtohet nga sistemi prokurorial i Kosovës, duke përfshirë anëtarët e zgjedhur të Këshillit dhe ekipin e personelit menaxhues të Sekretariatit, të cilët do të ndihmohen nga anëtarët e projektit britanik.