2554 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

12 prokurorë të sapoemëruar filluan trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë

Prishtinë, 10 qershor 2019, Akademia e Drejtësisë, zyrtarisht ka filluar Programin e Trajnimit Fillestar (PTF), për prokurorët e sapoemëruar, duke realizuar takimin e parë me ta.

Në këtë takim, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni, shprehu mbështetjen e  KPK-së në drejtim të prokurorëve të sapoemëruar, duke i inkurajuar për një përkushtim dhe angazhim maksimal gjatë trajnimit fillestar, dhe potencoi rëndësinë e këtij trajnimi, në përgatitjen adekuate të tyre që t’i ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe profesionale funksionet e prokurorit.

Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, z. Valon Kurtaj, i njoftoj prokurorët e ri me rolin dhe rëndësinë që ka trajnimi fillestar, për ngritjen e shkathtësive profesionale dhe praktike me qëllim të përgatitjes së tyre adekuate për të ushtruar funksionin e prokurorit.

Më tej z. Kurtaj, në pika të shkurta elaboroi strukturën e PTF-së, mënyrën e organizimit dhe realizimit të tij, si të pjesës teorike, po ashtu edhe pjesës praktike, si dhe çështje tjera që ndërlidhen me këtë program. Po ashtu, ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të Akademisë së Drejtësisë, për mbështetje të vazhdueshme për prokurorët e sapoemëruar, në mënyrë që trajnimi fillestar të realizohet në mënyrën më të mirë.

Trajnimin fillestar do ta ndjekin 12 prokurorë të sapoemëruar.