2538 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet kërkesa buxhetore e KPK-së për vitin 2020

Prishtinë, 03 qershor 2019 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës , i udhëhequr nga kryesuesja e këtij komisioni, Prokurorja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve të komisionit, ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi.

Anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe diskutuar kërkesën buxhetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2020 dhe vlerësimet e hershme 2021-2022.

Pas prezantimit në detaje dhe arsyetimit të kërkesës buxhetore nga Drejtori i Sekretariat të KPK-se, z. Lavdim Krasniqi, fokusi i diskutimit nga Komisioni ishte kërkesat për rritje të numrit të stafit, për mjetet shtesë në kategorinë ekonomike të pagave dhe mëditjeve, si dhe të kategorisë ekonomike mallra dhe shërbime.

Duke e vlerësuar dhe përkrahur planifikimin gjithëpërfshirës të nevojave të sistemit, Komisioni e ka mbështetur kërkesën buxhetor dhe si të tillë e ka rekomanduar për miratim në Këshillin Prokurorial të Kosovës.