2520 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i rregullt i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 21 maj 2019 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial, i udhëhequr nga Kryesuesja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij komisioni dhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi.

Anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe diskutuar Raportin Financiar për periudhën janar-mars 2019, përmes të cilit janë pasqyruar shpenzimet e buxhetit sipas planifikimeve për të gjitha programet buxhetore, në mënyrë të veçantë për secilën kategori ekonomike të buxhetit të Këshillit.

Sipas agjendës së takimit, Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel ka shqyrtuar kërkesat për rritjen e numrit të stafit për vitin 2020 – 2022, me ç ‘rast janë trajtuar dhe identifikuar nevojat e veçanta në fushën e burimeve njerëzore për tërë sistemin prokurorial, duke u mbështetur në objektivat strategjike dhe funksionet ligjore të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.

Në përfundim të këtij takimi janë diskutuar projektet kapitale për vitin 2020-2022, me fokus të veçantë projektet e reja të planifikuar për këtë periudhë trevjeçare. Sipas diskutimeve dhe rekomandimeve nga Komisioni, mbetet të përgatitet draftkërkesa buxhetore për vitin 2020 dhe vlerësimet e hershme 2021-2022.