250 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 03 MARS 2015

Prishtinë, 03 mars 2015 - Është mbajtur takimi i nëntëdhjetetre i  Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh  Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për kërkesën e adresuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë kjo e pranuar me datën 02 mars 2015.

Lidhur me këtë çështje anëtarët e KPK-së morën vendim  që t’i përgjigjen Gjykatës Kushtetuese në kërkesën e drejtuar  nga ajo, për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

 Pika e dytë e rendit të ditës lidhur me mandatet e anëtarëve të KPK-së, është shtyrë për  takimin e radhës i cili u caktua të mbahet ditën e premte më datë 06 mars 2015..