249 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 27 SHKURT 2015

Prishtinë, 27 shkurt 2015 - Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga Idain Smailji, zëvendësi i Kryetarit të Këshillit Prokurorial, Sylë Hoxha.

Pika e vetme e rendit të ditës ishte kërkesa e adresuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, e pranuar me datën 25 shkurt 2015, për informatat shtesë lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Lidhur me këtë çështje, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, morën vendim që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, t’i dorëzohen informatat me dëshmitë dhe provat relevante, të cilat konsiderohen si të rëndësishme për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës..

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial, vendosi që ta informoi edhe Presidenten e Republikës së Kosovës lidhur me informatat e dërguara në Gjykatën Kushtetuese..