248 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ALEKSANDER LUMEZI NOMINOHET PËR KRYEPROKURORË TË SHTETIT, 20 SHKURT 2015

Prishtinë, 20 shkurt 2015 - Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, dhe njëherësh kryetari i Këshillit, Sylë Hoxha.

Gjatë këtij takimi Këshilli Prokurorial nominoi për kryeprokuror të Shtetit, kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, Aleksandër Lumezi.  

Nga shtatë anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës të cilët morën pjesë në votimin për nominimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Aleksandër Lumezi, për Kryeprokurorë të Shtetit, pesë vota ishin pro, ndërsa dy vota ishin kundër zgjedhje së tij për tu nominuar për Kryeprokurorë të Shtetit.

Në pajtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin, emri i të nominuarit për Kryeprokurorë të Shtetit, Aleksandër Lumezit, do t’i dërgohet presidentes Atifete Jahjaga për emërim.