247 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 19 SHKURT 2015

Prishtinë, 19 shkurt 2015 - Është mbajtur takimi i tetëdhjetenëntë i  Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh  Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Në këtë takim para anëtarëve të KPK-së lidhur me procesin e emërimit të prokurorëve në prokuroritë themelore, ka raportuar anëtari i KPK-së, njëherësh Kryetar i Komisionit për emërimin e prokurorëve në prokurorit themelore, Idain Smailji, i cili ka paraqitur punën e bërë në zgjedhjen e prokurorëve të lartë cekur..

Po ashtu, anëtari i KPK-së Idain Smailji në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për vlerësimin e përformancës se prokurorëve, para Këshillit Prokurorial të Kosovës ka raportuar për fazën në të cilën gjendet procesi i vlerësimit të përformancës së prokurorëve me mandat të përhershëm..

Ndërsa, lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë biseduar për metodologjinë që do të përdoret gjatë intervistimit të kandidatit për Kryeprokurorë të Shtetit.