246 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 13 SHKURT 2015

Prishtinë, 13 shkurt 2015 - Është mbajtur takimi i tetëdhjetetetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh  Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Pas aprovimit të transkriptëve dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar të KPK-së, anëtarët në pikën e parë të rendit të ditës diskutuan përgjigjën e Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit lidhur me mandatin e anëtarit të KPK-së, Bajram Uka.

Si pikë të dytë anëtarët e KPK-së diskutuan për tërheqjen e pesë kandidatëve nga gara për Kryeprokuror të Shtetit, ndërsa si pikë e tretë e rendit të ditës anëtarët  i diskutuan kërkesat për vazhdimin e procedurave në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, kërkesa të ardhura për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga një numër i caktuar i prokurorëve të Prokurorisë Speciale  të Republikës Kosovës, të Prokurorisë së Apelit, të Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Gjilanit dhe Ferizajt.

Ndërsa si pikë e katër e rendit të ditës për të diskutuar ishte rrjedha e mëtutjeshme e procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Pas diskutimeve të bëra anëtarët me katër vota pro, një kundër dhe dy abstenime, morën vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurori të Shtetit të vazhdoj me kandidatin e mbetur.

Po ashtu, KPK ka marrë vendim që me datë 19 shkurt 2015, të bëhen përgatitjet për intervistimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, ndërsa me 20 shkurt 2015 të bëhet intervistimi i kandidatit.