244 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 28 JANAR 2015

Prishtinë, 28 janar 2015 - Është mbajtur takimi i tetëdhjetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh  Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Në takimin e tetëdhjetegjashtë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si pikë e vetme e rendit të ditës ishte “diskutimi për mandatin e dy anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës”.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial pasi diskutuan lidhur me mandatin e dy anëtarëve të Këshillit, me vendim unanim u pajtuan që për këtë çështje, të dërgojnë një kërkesë tek Presidenti i Republikës së Kosovës, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje.

Arsyeja e vendosjes në këtë mënyrë nga ana e KPK-së lidhet ma faktin që Presidenti i Republikës së Kosovës është autoriteti Kushtetues i cili ka emëruar këta anëtarë të KPK-së në vitin 2010, andaj duke shfrytëzuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore, Presidentja e Republikës së Kosovës mund të propozojë një zgjidhje për mandatin e dy anëtarëve të KPK-së..