2423 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet drafti i Rregullores për shërbimin e komunikimit publik në sistemin prokurorial

Prishtinë, 4 prill 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin ka diskutuar për draftin e  Rregullores për shërbimin e komunikimit publik në sistemin prokurorial.

Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtarët e Komisionit, Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, prokurorët dhe zyrtarët për komunikim publik në sistemin prokurorial.

Ky drafti i rregullores, i përgatitur nga grupi punues, i cili u plotësua dhe ndryshua, kurse në fund Komisioni vendosi që i njëjti t’i propozohet Këshillit për miratim në takimin e radhës.

Vlen të theksohet që kontribut për hartimin e këtij drafti kanë dhënë edhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.